Janë dy ekipe të Shqipërisë ende në Europë, si dhe një ekip shqiptar i Kosovës. Teuta, Laçi e Prishtina do të luajnë në raundin e tretë dhe në rast suksesi shkojnë në plej of. Pra, kanë dy pengesa derisa të arrijnë në fazën e grupeve. Teuta duket ekipi me më shumë shanse sepse ndeshet me Shamrok Roversin e Irlandës, ndërsa në rast suksesi do të kishte përballë fituesin e ciftit Omonia e Qipros-Flora Talin. Qipriotët duken më të fortët, por nëse durrsakët luajnë siç duhet, jo siç bënë në tre nga 4 ndeshjet e deritanishme, kanë mundësi të mira. Laçi ka një pengesë të fortë në raundin e tretë, Anderlehtin, dhe në rast të ndonjë mrekullie do të ndeshej me fituesin e ciftit Viteshe-Dandalk. Prishtina ndeshet me Bodo Glimtin e Norvegjisë, dhe suksesi i fundit e vendos në plej of përballë fituesit të ciftit Mura (Slloveni)-Zhalgiris (Lituani).
Sfidanti.al