Protesta nuk mund të ndalet as në Tokio, atletja amerikane me shenjën “X”!

Janë sportistë që garojnë nën një flamur, por edhe që ndjejnë se i përkasin edhe një flamuri tjetër,  atij të të shtypurve. Atletja amerikane Ravenn Soders, medalje argjendi në Tokio në hedhje gjyleje, protestoi sipas mënyrës së saj në podiumin e Lojrave Olimpike duke ngritur duart lart e duke i kryqëzuar në formë X. “Kjo shenjë, – tha ajo, simbolizon takimin  e gjithë njerëzve të shtypur”. Një ditë më parë, amerikania tjetër GuenBerri deklaroi se ajo do të vazhdojë të përfaqësojë të shtypurit, ndërsa e kishte bërë protestën e saj në garat e kualifikimit olimpik në SHBA.

Sfidanti.al