Flasim për ekipin e futbollit të femrave, që është më i miri në rruzull simiri në rruzull siç e provoi në Kampionatin e fundit Botëror. Skuadra e SHBA-së u mund në gjysmëfinale nga Kanadaja, disfata e parë me fqinjet e veriut në 20 vjet, por që mjaftoi për të mbetur pa medaljen e artë. Vajzat amerikane kishin fituar 4 të arta deri tani, duke qenë më të mirat në historinë olimpike, por tashmë do të luftojnë për bronzin. Kanadaja shënoi në 74’ me anë të Xhesi Flemingut me një penallti të diskutueshme. Kanadaja do të luajë për të artën me Suedinë. Amerikanet zhgënjyen në Tokio duke humbur 0-3 me Suedinë, disfata e parë në 44 ndeshje, më pas barazuan 0-0 me Australinë, dhe nuk arritën të ndryshonin fatin e tyre edhe pas fitores me Holandën me penallti në çerekfinale.
Sfidanti.al