Ka vetëm 12 ditë kohë për të nisur La Liga, dhe trajneri Italian nuk e ka të qartë se cfarë magjie duhet të kryejë për t’ia dalë mbanë. Mbrojtja e Realit fut ujë nga të katër anët dhe vetëm Marselo e Naço janë të gatshëm, me të parin që nuk konsiderohet më si titullar i padiskutueshëm. Ramos e Varan janë larguar, ndërsa Alaba e Odriozola janë të infektuar me koronavirus. Karvahal e Mendi nuk kanë nisur ende stërvitjen dhe nuk dihet nëse në 12 ditë mund të jenë gati. Shqetëson sidomos gjendja e francezit që ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi i sezonit të kaluar.
Sfidanti.al