Harri Kejn ka zgjedhur Bajernin e Mynihut

Dy klubet nuk kanë rënë ende dakord, por vullneti i lojtarit në raste të tilla del vendimtar. Në një moment të nxehtë të verës, kur nuk ka më kohë për të humbur, Harri Kejn e ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e Bajernit të Mynihut. Nga Gjermania, por edhe nga Anglia jepet informacioni se ylli i Totenhemit dhe klubi gjerman kanë rënë dakord, ndonëse Spërsat ende nuk janë dorëzuar. Bajerni mund t’i japë Kejnit një rrogë të përafërt me atë të Levandovskit, 25-30 milionë euro bashkë me taksat (që janë 50 për qind). Totenhemi ka hedhur poshtë ofertën prej 70 milionë eurosh plus shpërblime, dhe kërkon të paktën 100 milionë euro.

Sfidanti.al