Transferimi ishte i ditur, thjesht nuk ishte bërë zyrtar, por tashmë nuk ka më dyshime. Mateo Kovaçiç është lojtari i ri i Mançester Sitit, një lloj zëvendësimi për Ilkai Gyndoganin që shkoi tek Barcelona. Kampionët e Europës paguan 25 milionë paundë stërlina tek Çelsi për kartonin e kroatit, ndërsa mesfushori ka qenë më parë tek Reali i Madridit. Në moshën 29-vjeçare, ai do të luajë me ekipin e tretë të madh të karrierës, që është kampion i Europës dhe i Anglisë. Ai ndihmoi Çelsin të fitonte Ligën e Europës dhe Championsin.
Sfidanti.al