Hamiltonit i duhen edhe 309.7 km për të arritur rekordin e Shumaherit!

Kjo është distanca që duhet përshkruar në pistën e Soçit, në Çmimin e Madh të Rusisë në 27 shtator. Kampioni i botës në Formula 1 është vetëm një fitore larg rekordit të Mikael Shumaherit, me 91 suksese, dhe do të duhet të jetë sërish perfekt, jo me gabime siç ndodhi në Monza, që t’ia dalë. Gjithsesi, tradita në Soçi është e favorshme për anglezin dhe për Mercedesin. Të gjashtë garat që nga viti 2014 i ka fituar pikërisht skuadra gjermane dhe katër prej tyre kanë qenë të Hamiltonit. Vetëm Rosbergu në 2016 dhe Botasi në 2017 e kanë ndaluar që të triumfojë, pra shpresa është e madhe që pasditen e 27 shtatorit, rekordi i Shumit do të jetë edhe rekordi i Hamiltonit.

Sfidanti.al