Godet nostalgjia e Maldinit: Pa Bobanin, Milani është më pak i fortë!

Një legjendë ia lejon vetes edhe këtë, ashtu siç e bëri Lionel Mesi. Një mishërim i vërtetë i Milanit si Paolo Maldini mund ta thotë mendimin e tij, natyrisht në mënyrë “elegante”, por krejt të hapur për t’u kuptuar, edhe kur shigjeton veprimet e klubit. Drejtori i sotëm sportiv dhe ish-kapiteni fantastik i dikurshëm u shpreh se Milani është më i dobët pa Zvonimir Bobanin, të cilin e larguan pikërisht drejtuesit. Një kritikë për “kupolën”, ndërsa vetë Maldini ishte në rrezik për t’u larguar bashkë me trajnerin Pioli, pasi milanistët deshën Rangnikun nga Gjermania. Për fat dhe për meritë, gjysma e dytë e sezonit ishte e shkëlqyer nën udhëheqjen e Ibrahimoviçit dhe ndryshimet u ndalën në vend.

Sfidanti.al