Edhe sportivi Klop e humb ndonjëherë, Liverpuli i tij vlen 400 milionë euro!

Përpara duelit ndaj Lids jJunajtidit, trajneri gjerman nuk mundi të përmbahej, por sulmoi ata klube që zotërohen nga oligarkë apo nga shtete. Ai e kishte fjalën padyshim për Roman Abramoviçin dhe Çelsin si dhe për sheikët e Mançester Sitit, por duket se Jurgen Klopi nuk i kishte bërë llogaritë mirë, dhe Frenk Lampardi, trajneri i bluve, iu përgjigj. Mediat angleze pasi bënë një bilanc, nxorrën përfundimin se Lampardi kishte të drejtë sepse Klopi kishte harruar se formacioni që ai hodhi në fushë për ndeshjen ndaj Lidsit kushtonte gjithsej 356 milionë paundë stërlina, apo rreth 400 milionë euro. Kjo do të thotë më pak sesa formacioni i Çelsit që pritet të zbresë sot në fushë, edhe pse Lampardi shpenzoi 230 milionë paundë stërlina për blerje këtë verë.

Sfidanti.al