‘Thank you, Bielsa!’; Anglia i bën homazh ‘El Loco’

Nëntëdhjetë minuta për të fituar Anglinë. Kaq iu deshën Leedsit të Marcelo Bielsës për të mahnitur të gjithë në ditën e kthimit në Premier League pas 16 vitesh. ‘The Ëhites’ u mundën në Anfield ndaj Liverpoolit, por kjo disfatë u trajtua si një fitore në futbollin britanik dhe rrjetet sociale

‘Rikthimi në Premier League ishte mrekullisht kaotike për skuadrën e Marcelo Bielsës-shkruan Phil McNulty, kryeredaktori i versionit online të BBC-Ai dhe skuadra e tij premtuan të nderojnë Premier Leaguen duke luajtur një futboll kurajoz. Nëse premisat janë këto do të argëtohemi’.

Paul Hayëard, gazetar i njohur i ‘Daily Telegraph’ shkruan në Tëitter: ‘Leeds humbi kryesisht ndaj Mo Salah, por klubet e Premier League do të analizojnë atë cafrë bëri skuadra e Bielsës në Anfield për t’I përballuar. Me siguri është skuadra e ngjitur në Premier më interesante e viteve të fundit’

Tëitterit iu drejtua edhe i dërguari i Times për futbollitn, Henry Winter: ‘Leeds luan nga një ekstrem në tjetrin. Nuk rresht kurrë së ushtruari presion, së vrapuari e së besuari. Kich dhe Harrison ishin të mrekullueshëm. Do të argëtohemi duke ndjekur Leeds’.

Ndërsa ‘The Guardian’ vë theksin te veset dhe virtytet e futbollit ‘bielsian’ duke propozuar 2 këndvështrime. Në të parin, Barney Ronay observon: ‘Bielsa dha një leksion futbolli në Anfield, Argjentinasi është një idealist fanatik që tshfaq një futboill të bazuar te kurajoja dhe lëvizjet’. Në blogun e tij, Jonathan Wilson paralajmëron: ‘Bielsa nuk ka ndryshuar. Leedsi i tij ofron një futboll shumë të shpejtë dhe kurajoz. Do të na argëtojë, por gabimet e bëra në mbrojtje janë shqetësuese. Statistikat thonë që Liverpool goditi 23 herë në porën e Leeds, ndërsa kjo e fundit u ndal në 6, 3 nga të cilat hynë brenda portës. Jo gjithmonë cinizmi do të jetë kaq efikas. Bamford nuk është Batistuta, për këtë arsye duhet korrigjuar dicka’

Edhe vetë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp që vuajti jo pak në pankinë, nuk ia kurseu elozhet kundërshtarit të tij. ‘Cfarë ndeshje, sa bukur, cfarë kundërshtari-tha trajneri i The Reds-futboll në nivelet maksimale të tij. Kur në një ndeshje shënohen 7 gola  ka edhe gabime, por ishte vërtet argëtuese. Leeds është një skuadër speciale. Luajti në nivele shumë të larta për 95 minuta’.

Sfidanti.al