Hamiltoni proteston ndaj shefave: Nuk dua të shoh të vdekur nga F1

Është kampioni i botës dhe i takon të sillet si udhëheqës. Këtë bëri Ljuis Hamilton, i shqetësuar për gjendjen në botë, ndërsa shefat e Formula 1 kanë vendosur që garat të vazhdojnë. Kampionati Botëror nis këtë fundjavë në Australi, dhe piloti anglez protestoi hapur. “Është e tmerrshme sesi ne jemi që të gjithë në një dhomë së bashku, – deklaroi ai që nga konferenca e shtypit, – në këtë gjendje që po kalon bota, Formula 1 vazhdon sikur të mos ketë asgjë. Nuk dua që të ketë të vdekur nga sporti ynë. Jam i shqetësuar për shëndetin e të vjetërve që mund të ndjekin garat”.

Organizatorët e Formulës ka vendosur që Çmimi i Madh i Bahreinit, në program në 20-22 mars, të jetë me dyer të mbyllura, ndërsa Çmimi i Madh i Kinës në Shangai, në 19 prill, është shtyrë, dhe nuk dihet nëse do të përfshihet në kalendarin e këtij viti. Pati edhe debate që në Australi të mos garohej, ose të ishte me dyer të mbyllura, por kjo për momentin nuk është pranuar. Në dyshim, Çmimi i Madh i Vietnamit, që do të jetë i pari në histori në këtë vend, dhe që duhet të mbahet në 5 prill në Hanoi.

Sfidanti.al