Hamiltoni në botën e çudirave, pas Spanjës rekordi i Shumit duket pranë!

Përfundoi plot 24 sekonda përpara vendit të dytë që e kishte një pilot i respektuar, me një makinë aspak të keqe. E tillë goditja që Ljuis Hamilton i dha pjesës tjetër të Formula 1 në Çmimin e Madh të Spanjës, duke qenë në një botë krejtësisht të tijën, shumë i shkëputur nga Maks Verstapen i Red Bullit. Kampioni i botës, në timonin e Mercedesit të tij të shkëlqyer, u ndje kaq mirë, saqë jo vetëm udhëhoqi nga xhiroja e parë deri tek e fundit, por u habit që gara përfundoi aq shpejt.

“Nuk patëm probleme me gomat, – tha 35-vjeçari britanik, – ndryshe nga fundjava e kaluar. Madje, u habita që erdhi xhiroja e fundit, në një moment mendova të bëja një strategji me vetëm një ndalesë për ndërrim gomash. Ju faleminderit, djem të skuadrës”. Kjo ishte fitorja e 4-ët në 6 gara për Hamiltonin këtë sezon, dhe ai po i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit të Mikael Shumaherit që ka 7 tituj botërorë. Diferenca në renditje është e madhe, pasi anglezi ka 132 pikë, ndaj 95 të Verstapenit dhe 89 të Botasit.

Kampioni i botës po i afrohet edhe rekordit tjetër të Shumit, atij të fitoreve në karrierë, pasi ka tani 88 suksese ndaj 91 të gjermanit legjendat, që garoi me Benetonin dhe Ferrarin. Hamiltoni, ndërkaq, e kaloi Shumaherin në renditjen e podiumeve në karrierë, duke pasur 156 ndaj 155 të ish-kampionit.

Sfidanti.al