Interi është krahë hapur, por në Angli mendojnë se Mesi do vijë tek Pepi!

Gjithnjë, nëse vendos ta braktisë skuadrën e tij të dashur, shtëpinë e tij me emrin Barcelonë. E ardhmja e Lionel Mesit është bërë objekt diskutimesh, dhe ndërsa në Itali është Interi që mendon se mund ta marrë, në Angli është dikush që ka besim sepse e ka pasur më parë. Ky është Pep Guardiola, që mund të shfrytëzojë krizën e katalanasve për të rrëmbyer argjentinasin magjik, që edhe pse është 33 vjeç, mbetet i jashtëzakonshëm. Arsyet janë të shumta që Mesi të zgjidhte Mançester Sitin. Në “Etihad” do të takohej me trajnerin e tij të preferuar, Guardiolën, do të ishte në radhët e një skuadre të madhe, me lojtarë të rëndësishëm dhe që është në gjendje të luftojë për tituj, pavarësisht eleminimit pa fat nga Championsi. Po ashtu, Siti i ka mundësitë financiare për ta përballuar rrogën e tij. Gjithsesi, duhet tejkaluar një vështirësi “e vogël”, të bindet Mesi të braktisë shtëpinë.

Sfidanti.al