MotoGP, aksident në Austri; përplasje mes Morbidellit e Zarco, motorët shkatërrohen

Aksidentet tronditën pasditen e së dielës në botërorin e Motociklizmit. Pas përplasjes së fortë të Syharin në Moto2 edhe klasi MotoGP ka regjistruar një incident  pas caste pas startit të garës duke detyruar komisarët të valëvisin flamurin e kuq për të ndaluar garën.

Protagonistë të aksidentit u bënë Johan Zarco dhe Franco Morbidelli që përplasën motorët e tyre që dolën nga pista e më pas për të rihyrë në të shumë pranë Rossit e Vinales. Ai që e pësoi më keq ishte Franco Morbidelli që u ndihmua nga punonjësit e shëndetësisë, por piloti italian ishte në gjendje të shkonte vetë deri te ambulance.

Gjithcka ndodhi për shkak të një gabimi në vlerësim të Zarco dhe më pas përplasja me motorin e Morbidellit pati një impakt të tmerrshëm dhe gara u pezullua përkohësisht. Zarco e mori gjerë trajektoren dhe goditi Morbideliin që po vinte me shpejtësi nga prapa  duke mos i dhënë asnjë mundësi për të evituar impaktin. Motorët fluturuan, dolën nga pista e më pas u rikthyen pas përplasjet me muret mbrojtëse duke i kaluar shumë pranë Valentino Rossit

Pas përplasjes Zarco u ringrit për të shkuar te Morbidelli për të mësuar për gjendjen e tij. Për italianin pati momente paniku dhe të ndihmës në pistë. Më pas ai u ngrit dhe shkoi në ambulancë vetë për t’u transportuar në qendrën mjekësore.

Sfidanti.al