Rio Ferdinand tha se “trajneri duhet ta shohë veten me sy kritik”, pasi Mançester Siti u eleminua nga Championsi. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit u shpreh se Pep Guardiola bëri gabime në përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshjen ndaj Lionit, duke lënë jashtë fushe ata që ishin më krijuesit, pra më me fantazi. Ferdinand përmendi Rijad Mahrezin dhe David Silvën, që luajtën në pjesën e dytë, si dhe Bernardo Silvën e Fil Fodenin që nuk luajtën fare. Guardiola ndryshoi taktikën, nga 4-3-3 në 3-5-2, një plan që dështoi. Ish-mesfushori i Liverpulit, Dani Mërfi, thotë se Siti ishte i pafat, por Guardiola vazhdon të bëjë të njëjtat gabime çdo vit. “Ai shqetësohet shumë për aspektet e lojës, dhe reagon më shumë sesa duhet, duke dëmtuar lojën e skuadrës së tij, – tha ai, – nëse Siti do të kishte luajtur me skuadrën që ne njohim, tani do të ishte në gjysmëfinale”. Vetë Guardiola u shpreh pas ndeshjes se “ne ishim pa fat, por i tillë është futbolli, sidomos në Champions, ndërsa jeta të jem mundësi të tjera”. Gjithsesi, mjaft kanë nisur të besojnë tek aftësia e tij për ta fituar Championsin pa Lionel Mesin.
Sfidanti.al