Hamilton kalon tek Ferrari? Do të mësohet muajin që vjen!

Është pohuar se ka pasur bisedime për një bashkëpunim në 2021, kur t’i përfundojë kontrata aktuale.  Ljuis Hamilton mund ta bëjë një kalim spektakolar tek Ferrari, dhe kjo duket më pranë tani që ka dyshime nëse Mercedesi do të vazhdojë apo jo në Formula 1. Muajin që vjen pritet të ketë një mbledhje të takimit të lartë në kompaninë gjermane, ku pritet t’i kërkohet skuadrës që merr pjesë në Formula 1 që të ulë kostot. Kontrata e Mercedesit me F1 përfundon në fund të sezonit, dhe kompania Daimler (siç njihet firma gjermane) do të bëjë një mbledhje tepër të rëndësishme në 12 shkurt.

Problemi kryesor i kompanisë gjermane është ai i borderosë së rrogave që, në rang global, arrin në gati 900 milionë apo 1 miliardë euro. Një reformë tek rrogat mund të sjellë shkurtime të vendeve të punës deri në 10 000 të tilla, ndërsa punonjësi më u shtrenjë padyshim që është Ljuis Hamiltoni, që fiton gati 50 milionë euro në vit. Anglezi 34-vjeçar është 6 herë kampion i botës dhe do të synojë të barazojë rekordin e Mikael Shumaherit me 7 tituj.

Sfidanti.al