Halandi mban vendin e parë në pagesat e Premier Ligës me 900 000 paundë në javë!

Nuk dihet nëse këto para janë të gjitha rroga që fiton tek Mançester Siti, apo ajo që fiton bashkë me klauzolat pasi ai ka shënuar 47 gola këtë sezon në Premier, Champions dhe kudo tjetër. Gjithsesi, “Deili Meil” raporton se Erling Halandi fiton gati 900 000 paundë stërlina në javë në stadiumin “Etihad”. Kjo do të thotë mbi 52 milionë euro në sezon, një shifër e jashtëzakonshme. Sa për ta kuptuar, Kevin De Brujne fiton 385 000 paundë stërlina në javë, pra shumë më pak se ai, një rrogë që është sa ajo e Mo Salahut tek Liverpuli, dhe diçka më e madhe sesa Kasemiro dhe De Gea tek Man. Junajtidi.

Sfidanti.al