Kur ishte në Superligën shqiptare nuk e na e mbushi aq shumë syrin, ashtu siç menduam edhe për Myrto Uzunin apo Amir Rrahmanin. Gjithsesi, Mirlind Daku po e tregon veten në Slloveni dhe ka arritur në 15 gola këtë sezon të Ligës së Parë për ekipin e tij, Murën. Sulmuesi nga Kosova, realizoi në barazimin 1-1 në javën e fundit, duke e treguar veten si një nga lojtarët më të mirë të të gjithë kampionatit, dhe është i dyti në renditjen e Këpucës së Artë. Sulmuesi 25-vjeçar është në planet e kombëtares shqiptare dhe shpej pritet të largohet nga Sllovenia për në një kampionat më të fortë.
Sfidanti.al