Na kishte marrë malli për rebelimin e Partizanit…

Një javë më parë, Laçi u shpall zyrtarisht viktimë e Kastriotit nga FSHF-ja, pasi njoftoi me bujë se ndeshja dhe arbitrat na ishin marrë peng! Po për ndeshjen Laçi-Partizani , do të flitet për “pengje”? Apo për gola të vrarë me komandë? Apo kur ruletin duan ta komandojnë të tjerët bëhen nami, dhe kur vepron “dora e ngrohtë” e sistemit ..s’ke ku shkon pa pranuar fatin e humbësit!

Na kishte marrë malli për zërin rebel të “demave, si dikur kur ia flakërinte FSHF-së dhe presidentit te saj të panginjur, që hobin më të madh ka kur “vesh uniformën” dhe futet vetë në lojë…
Partizani ndihet i vjedhur, veç do të ishte një marrëzi që të jetosh në Superligë dhe mos të të fusin dorën në xhep! Laçi ndryshe nga një javë më parë, u shfaq i lumtur, sepse kishte radhën për të qënë i tillë. Dhe po nuk dole nga radha…rruga te çon edhe në Europë.

..Zakonisht kanë folur drejtorët kur Partizanit ia kanë patur me të hedhur “demave”, por këtë herë ishte vetë presidenti Demi: “Shpresojmë që Laçit t’ia kenë shlyer borxhin që i kishin me Kastriotin dhe ta kenë goditur Partizanin. Do më vinte keq po të qe stisur kjo punë…”

Ç‘thua kështu, president? Superliga është minierë “floriri” për stisje dhe intriga, por Partizani kishte besuar me tepri tek “djalli”.. sikur të gjithë mund ta pësonin nga paudhësitë që kurdisen nga “produksioni”, por jo ata…

Sfidanti.al