Indrit Tuci është shqiptari i radhës që po shkëlqen në Kroaci!

Këtë herë nuk shënoi, por pati një ndeshje të mirë duke ndihmuar ekipin. Indrit Tuci është futbollisti shqiptar i radhës që po shkëlqen në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe në sfidën e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Osijekut, ai shërbeu asistin për një gol. Ndeshja përfundoi 2-2, ndërsa Tuci ishte mjaft i dalluar. Të mos harrojmë se ai ka shënuar 4 gola dhe ka shërbyer 3 asistë deri tani, dhe shpejt ai pritet të ndjekë gjurmët e Çokajt që shkoi në Greqi tek Panathinaikosi.
Sfidanti.al