Myrto Uzuni dhe Granda, gjithnjë e më pranë elitës dhe rekordit të golave!

Nuk ka krahasim me askënd, dhe fatin e ka në duart e veta. Myrto Uzuni jo vetëm shënoi gol në ligën e dytë të Spanjës, por edhe ndihmoi ekipin dhe vetveten që të jenë më të sigurt për ngjitjen në elitë. Granada mundi 2-1 Las Palmasin, në një duel direkt për më lart, duke qenë tani në vendin e dytë me 64 pikë, dy më shumë sesa rivali që mposhti këtë javë. Jo vetëm kaq, por Eibari i vendit të parë është vetëm 1 pikë më sipër. Mediat spanjolle theksuan faktin se Granada bëri një hap gjigand për kthimin në elitë, duke qenë tani në vend të dytë, pra në zonën ku ngjitesh direkt për në La Ligë, pa pasur nevojë për plej of.

Për Uzunin kjo ishte rrjeta e 21-të sezonale në kampionat, që do të thotë se po shkon i sigurt drejt Këpucës së Artë, duke qenë i shkëputur me 7 rrjeta nga rivali më i afërt. Tashmë, sulmuesi kuqezi është vetëm 4 gola larg rekordit historik të ligës së dytë, që është 25 dhe që mbahet që nga viti 1955. Beratasi ka edhe 8 ndeshje për t’ia dalë nëse nuk do të pësojë asnjë dëmtim, dhe duket se do ta shkruajë emrin e tij në analet e futbollit spanjoll. Një edicion i jashtëzakonshëm për Uzunin, që padyshim është lojtari kuqezi më i dalluar këtë vit.

Sfidanti.al