Barcelona fiton El Klasikon e koshit ndaj Realit të Madridit

Sukses i thellë dhe bindës dhe marrje e kryesimit të Ligës spanjolle të basketbollit. Barcelona triumfoi 97-82 në “Palau Blaugrana” ndaj Realit të Madridit, në një El Klasiko të sezonit të rregullt. Madrilenët vuajtën gabimet personale të gjigandit të tyre, Tavarez, ndërsa katalanasit u imponuan me forcën e tyre fizike. Santoranski pati 18 pikë, 5 topa në tabela e 9 asistë, Laprovitola shtoi 14 pikë, 4 topa në tabela e 8 asistë dhe Mirotiç dha kontribut me 24 pikë, 5 topa në tabela e 3 asistë. Barça është tashmë në krye të renditjes së Ligës Endesa me pikë të barabarta me Baskonian (22 fitore, 5 humbje), ndërsa Reali ka një humbje më shumë në vend të tretë.

Sfidanti.al