Mançester Junajtidi la pas Seviljen, më pranë zonës Champions në Premier

Mungesat ishin të rëndësishme, por e tillë edhe përgjigja nga ata që luajtën. Mançester Junajtidi reagoi pas barazimit zhgënjyes në shtëpi ndaj Seviljes në Ligën e Europës, duke arritur një fitore bindëse në stadiumin e Notingem Forestit. Në “Siti Graund”, një impiant historik ku luajnë dy herë kampionët e Europës, diferencën e bëri sidomos Antoni, që shënoi një gol dhe shërbeu një asist, ndërsa gol realizoi edhe Bruno Dalot. Mjaft mirë edhe Kristian Eriksen, që luajti në vend të Marcel Zabicerit, ndërsa munguan Rashford, Varan e Lisandro Martinez. Man. Junajtidi është në vendin e tretë në Premier Ligë, me 59 pikë ndaj 56 të Njukasëllit dhe 53 të Totenhemit, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Sfidanti.al