Halandi është në nivele më të larta golash se Mesi në 2011-2012!

Po flasim për sezonin më të mirë të sezonit të argjentinasit, kur ishte tek Barcelona. Lionel Mesi shënoi 16 gola në 12 ndeshjet e para të sezonit 2011-2012, ndërsa e mbylli me 73 gola në 60 ndeshje për katalanasit. Erling Halandi ka tani 19 gola në 12 ndeshjet e para të sezonit, pra të paktën përsa i përket rrjetave mund të përfundojë më lart se superylli argjentinas. Ai shënoi 2 gola ndaj FC Kopenhagenit në Champions, ndërsa ka 27 gola në këtë konkurrim në vetëm 22 ndeshje. Trajneri Guardiola për herë të parë nuk e veçoi shumë Halandin, pasi deshi të shikonte “pasqyrën më të gjerë”. “Ne luajtëm shumë mirë në të gjitha repartet, – tha Pepi, – të gjithë lojtarët ishin shumë mirë, jo vetëm Erlingu. Një lojtar i ri si Koul Palmer ishte i shkëlqyer. Ai kombinoi shumë mirë me Grilishin. Të mos harrojmë se vjet nuk e mundëm dot Sauthemptonin, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por po ashtu që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në grup”.

Sfidanti.al