Vinisius-Rodrigo si Ronaldinjo-Rivaldo, por jo si “Fenomeni” Ronaldo!

E përditshmja “Marka” bë një “kundërkronikë” për dyshen braziliane të sulmit tek Reali, dhe një ngacmim për fjalët e Ksavit se madrilenët kanë pasur fat që e kanë fituar Championsin disa herë. “Çfarë fati ka Reali”, titullon gazeta e kryeqytetit, që lavdëron Vinisiusin dhe Rodrigon për kombinimin mes tyre në lojën ofensive të Realit. Sipas “Markë”, për momentin Benzemaja thjesht është kthyer në “furnitor” të tyre, ndonëse beson se francezi do t’i gjejë golat. Kjo dyshe, sipas gazetës, të kujton ato të mëparshmet të Brazilit si Romario-Bebeto apo Ronaldinjo-Rivaldo, ndonëse në artikull shtohet se “Fenomeni Ronaldo ishte diçka tjetër”. Vinisiusi dhe Rodrigo shënuan golat e fitores 2-1 ndaj Shahtarit në “Bernabeu”, ku madrilenët e Ançelotit bënë 36 gjuajtje drejt portës, por shënuan vetëm dy gola.

Sfidanti.al