Gulit ngacmon Guardiolën për Mesin, por dëgjoni Valverden

Holandezi fluturues i viteve 80-të duket se nuk ka një mendim kaq të mirë për trajnerin e Mançester Sitit. Rudi Gulit ngacmon Pep Guardiolën pas eleminimit ndaj Totenhemit, duke i kujtuar se i është bërë fiksim Lionel Mesi. “Guardiola bleu kaq shumë lojtarë tek Siti që t’i bënin punën që i bënte Mesi, – tha Gulit, – më vjen keq për të”. Një kritikë e fortë, sipas së cilës Pepi ulet në vlerat e tij si profesionist i stolit.

Gjithsesi, Guardiola mund të ndihet i kënaqur nga fjalët e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde. i pyetur se cili mund të cilësohet si më i miri në botë në këtë rol, Valverde u përgjigj me sigurinë më të madhe. “Nuk ka asnjë dyshim se trajneri më i mirë është Pep Guardiola”, – tha ai. E vërteta është se Pepi nuk po e fiton dot Championsin, që kur iku nga Barcelona, por po aq e vërtetë është që skuadrat e tij luajnë futbollin më të bukur nga të gjitha.

Sfidanti.al