Guardiola shpjegon përse Mesi është më i madh se Halandi

Duhet t’i heqim kapelen trajnerit katalanas, pavarësisht nëse biem apo jo dakord me atë që thotë (unë për vete, jam dakord, B.K.). Pep Guardiola deklaron se Lionel Mesi është një nivel më lart sesa Erling Halandi, pavarësisht se sulmuesi norvegjez e ka nisur sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme. “Halandi është një lojtar i jashtëzakonshëm, – deklaroi Pepi, – por, ai ka nevojë për mesfushën që t’ia shërbejë topin. Mesi mund t’ bëjë gjërat vetë, pa pasur nevojë që ta ndihmojnë”. Duhet theksuar se Guardiola e ka Halandin lojtarin e tij dhe zakonisht në raste të tilla trajneri lavdëron lojtarin e tij më shumë se të tjerët.

Sfidanti.al