Dorëzohet edhe i rrepti “L’Ekip”, i vendos Halandit notën 10!

Vetëm 14 futbollistë në historinë e këtij sporti kanë arritur t’i shkëpusin maksimumin të përditshmes së shquar franceze. Këtë e bëri Erling Halandi, ndërsa shumë pak yje mund të mburren se kanë marrë 10. “L’Ekip” ia dha notën më të lartë të mundshme sulmuesit të Mançester Sitit pasi norvegjezi shënoi 3 gola dhe shërbeu 2 asistë në fitoren 6-3 të “qytetarëve” në derbin ndaj Mançester Junajtidit. “L’Ekip” komentoi se ““norvegjezi i akullt” pati nevojë për vetëm 64 minuta për një paraqitje të tillë, dhe se nuk kishte nevojë për komente të tjera”. Përpara Halandit notën 10 kanë arritur ta marrin të tillë si Lionel Mesi, Robert Levandovski, Nejmar apo Kilian Mbape.

Sfidanti.al