E thotë “Brazo” Salihamixhiç që shpjegon për gazetarin e “Skaj Njuzit” (Sky News), Florian Pleteberg. “Kur Zyle deklaroi se do të largohej, – tha drejtori sportiv, – ne duhej të merrnim një vendim. Duhej të mendonim se cili lojtar mund ta zëvendësonte atë. Për fat, Matijs De Ligti donte të largohej nga Juventusi dhe ne u morëm vesh me të. Nuk ishte vendim kundër Zyles, ishte në favor të De Ligtit që ka mentalitet shumë të fortë fitues dhe cilësi të lartë. Një lojtar që i përshtatet filozofisë së Bajernit”.
Sfidanti.al