Norma e Ksavit për Pedrin, pushon përpara ndeshjeve të mëdha

Kështu ndodhi përpara Bajernit, dhe kështu ndodhi edhe këtë herë përpara sfidës së sotme në “San Siro” ndaj Interit. Pedri është një futbollist vendimtar për Barcelonën dhe trajneri Ksavi Hernandez dëshiron që ta ruajë sa më mirë. Tekniku ka vendosur që të rrezikojë sado pak në ndeshje më pak të forta, siç ndodhi në fushën e Majorkës, për ta pasur të freskët dhe në formën e duhur në sfidat vendimtare. Pritet që Pedri të kthehet në formacion në Champions, ndërsa ai dhe mesfushori tjetër, Gavi, janë kthyer në një tjetër dyshe “Ksavi-Iniesta” siç ka qenë në kohën e Mesit.

Sfidanti.al