Goli i Mbapesë ishte shumë i bukur, por Franca e shëmtuar po i shqetëson tifozët!

Po ndodh pak si shumë shpejt dhe ndoshta kjo mund të jetë shenja se “ditë të këqija” do të vijnë për “gjelat”. Një Francë pa shpirt dhe me fytyrë të shëmtuar u shfaq në fushën e lojës në stadiumin “Ernst Hapel” të Vjenës ku mezi mori barazimin 1-1 për Ligën e Kombeve ndaj Austrisë vendase. Në një ndeshje që austriakët merituan më shumë, u desh goli shumë i bukur i Kilian Mbapesë për të shpëtuar kampionët e botës. Franca mban sërish vendin e fundit në grupin e saj, pas humbjes shtëpiake me Danimarkën dhe barazimit në Kroaci, duke pasur vetëm 2 pikë në 3 ndeshje, ndërsa shqetësimi është i madh sepse kroatët fituan në Kopenhagen. Pra, vendi i parë duket i vështirë. Tifozët sikur u qetësuan pas fitores së fundit në Ligën e Kombeve me finalen e pronësuar me shifrat 2-1 ndaj Spanjës, që bëri të harrohej dështimi në Euro 2020. Gjithsesi, “fantazmat” po kthehen dhe nuk dihet nëse ekipi i trajnerit Didie Deshamp do të kthehet në “shina” kur të fillojë Kupa e Botës në Katar.

Sfidanti.al