Futbolli italian prej vitesh nuk po arrin të tërheqë emra të mëdhenj me përjashtim të ndonjë Kristiano Ronaldoje apo Zllatan Ibrahimoviçi në moshë të madhe. Edhe tani flitet për një yll në moshë të shtyrë, si 34-vjeçari Angel Di Maria, por Juventusi mendon se argjentinasi mund të jetë i vlefshëm të paktën për 1 sezon. Ish-lojtari i Paris SG kërkon një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon, diçka që në Torino nuk e kanë me qejf, por këtu vjen në ndihmë një dekret i miratuar nga shteti italian. Sipas këtij dekreti, mundet që të kursehet gjysma e taksave për raste si ky i Di Marisë, pra nga 9 milionë euro për taksat, Juvja do të paguante vetëm 4.5. “Zonja e Vjetër” pritet ta marrë për 2 vjet argjentinasin, por ta lerë të lirë pas 1 viti.
Sfidanti.al