Ende nuk ka firmë mes Barçës e Gavit, por të paktën palët takohen

Mund të ndodhte edhe më keq, mund të qëllonte si për bisedimet e supozuara mes Ukrainës e Rusisë që nuk po ndodhin, e në vend të të cilave po ndodh lufta. Barcelona dhe Gavi nuk kanë arritur te “grushtat”, dhe palët po takohen edhe pse nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje për rinovim. E përditshmja “Marka” shkruan se “palët janë gjithnjë e më pranë” por “El Mundo Deportivo” nga Katalonja thekson se “ende nuk ka firmë dhe ka disa pika të mbetura pezull”. Për momentin, Barça duhet të kënaqet që ka rinovuar me Sergi Roberton, ndërsa plani për Gavin është për kontratë 5-vjeçare dhe një klauzolë transferimi prej 1 miliardë eurosh!

Sfidanti.al