E përditshmja “Bild” shkruan në mënyrë triumfale, me kolonën opinioniste të analistit Alfred Draksler. “Është koha për titullin e katërt europian” është titulli, dhe pavarësisht se skuadra e Joakim Lëvit nuk ka bindur plotësisht deri tani, sërish shpresat mbeten. Gjermania e ka fituar Kampionatin Europian në 1972 (në foto), besohet në kohën kur kishte skuadrën më të mirë në histori, edhe më të mirë se në 1974, me Bekenbauerin, Bonhofin, Netcerin, Overatin, Mylerin, Maierin, Fogtsin e të tjerët. Në 1980 u fitua në Romë me Hrubeshin, Rumenigen, Kalcin, Magatin, Brigelin apo Hansi Mylerin. Në 1996 u fitua në “Uembli” të Londrës, përkundër këngës angleze “futbolli po kthehet në shtëpi”, me golin e artë të Oliver Birhofit dhe kapitenin Jurgen Klinsman, pasi Lotar Mateus ishte i dëmtuar. Gjithsesi ka pasur edhe turpërime, dhe mbi të gjithë ai i vitit 1967, barazimi 0-0 në Tiranë, që nuk e lejoi ekipin gjermanoperëndimor të shkonte në finalet e 1968-ës në Itali. “Turpi i Tiranës” njihet ajo ditë e dhjetorit 1967, “die schmach von Tirana”.
Sfidanti.al