Danimarka kërkon suksesin me një njeri të artit dhe të filozofisë

Në vitin 1992 kur skuadra kombëtare e vendit të tij u kthye nga pushimet për të fituar Europianin, Kasper Hjulmand ishte një futbollist, por jo shumë i dalluar. Duke mos pasur atë nivel, ai iu përkushtua artit dhe filozofisë duke menduar ta mbyllte me sportin. Nuk ia doli, u kthye sërish dhe u bë trajner disa herë, duke qenë edhe tek Mainci në Bundesligën gjermane, ku nuk mundi të mbijetonte gjatë, ndonëse u quajt “Mister 100 për qind”, sepse tha që “nuk më mjafton që lojtarët të japi 98 për qind, unë dua 100 për qind”. Sot ai është trajner i Danimarkës, finalist i Europianit, dhe ka një ngjashmëri me 1992-in. Kjo sepse Hjulmandi u bë rastësisht trajner i kombëtares, duke u ndihmuar nga pandemia. Nëse nuk do të kishte qenë izolimi dhe bllokimi i lëvizjeve dhe i udhëtimeve, në stol do të kishte qenë norvegjezi Age Hareide. Fati paska qenë me Hjulmandin, dhe ai shpreson që ta ndjekë deri në fund, siç ndoqi edhe Danimarkën e 1992-it. Ai ka mësuar nga Jurgen Klopi, por sidomos nga Guardiola, ndonëse nuk dihet nëse kjo do t’i mjaftojë për suksesin.

Sfidanti.al