Fitoret janë thuajse të pagjykueshme, sidomos kur arrihen me meritë dhe ndaj një kundërshtari të madh siç ishte Belgjika. Tifozët italianë u lumturuan në Mynih, por edhe në vendin e tyre, ndërsa të përditshmet sportive nuk u kursyen.
“La Gazeta delo Sport”: Ole Italia! Mundet Belgjika, ja ku jemi sërish në futbollin e madh! Të martën në “Uembli”, gjysmëfinalja ndaj Spanjës! Betejë në Mynih, të kaltrit të mahnitshëm!
“Tutosport” i thotë kombëtares: Je shumë e bukur! Mundet Belgjika, Italia në gjysmëfinale me Spanjën! E përditshmja torineze vendos një foto të madhe të festimit pas përfundimit të ndeshjes.
“Il Korriere delo Sport”: Më thoni që është e vërtetë! Itali fantastike në Mynih! Belgjika mundet 2-1, jemi në gjysmëfinale! Arritje e firmosur nga Barela dhe Insinje! Mançini: Nuk i kemi vënë kufij vetes!
Jehona nuk mungon as në Europë. E përditshmja “L’Ekip” e Parisit qorton kombëtaren e Francës: Leksioni italian! La Nacionale dominoi duke bllokuar Belgjikën, dhe do të përballojë të martën Spanjën në gjysmëfinale!
Sfidanti.al