Formula 1 po bëhet gallatë, në Angli thonë se titulli mund t’i kthehet Hamiltonit!

Ish-kampioni I botës dhe rekordmeni absolut për shumë arritje ka kërcënuar se nuk ka ndërmend të garojë më në këtë kampionat botëror nëse nuk merret një vendim për atë që ndodhi në garën e fundit të sezonit. Ultimatum I madh I Ljuis Hamiltonit, I mbështetur nga Mercedesi, që kërkojnë të rrëzojnë titullin botëror të fituar nga Maks Verstapeni i Red Bullit pikërisht në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të fundit të sezonit në Abu Dabi. Hamiltoni dhe Mercedesi ishin të tërbuar me mënyrën sesi u drejtua gara, duke lejuar konkurrim në xhiron e fundit e duke I lejuar holandezit që të parakalonte më parë makinat e dubluara. Red Bulli ndërkaq akuzoi se vetë Mercedesi e pati fajin që nuk I ndërroi gomat makinës së Hamiltonit. Në Anglinë thonë se Federata Botërore e Automobilizmit ka nisur një hetim dhe se, sipas “Deili Meilit” mund të ketë përmbysje të rezultatit!

Sfidanti.al