Në karrierë e mësoi mirë se çdo të thotë të luash në atë konkurrim, dhe sesi është të arrish finalen. Patris Evra, një nga heronjtë e futbollit francez, shkëlqeu në Champions me Monakonë, Mançester Junajtidin dhe Juventusin, jep gjykimin e tij lidhur me shanset e Paris SG me Lionel Mesin që të fitojë pikërisht kupën “me veshë”. “Ata morëm Mesin, por Championsin nuk do t’ua fitojë Mesi, – thotë Evra, – është kolektivi, është gjendja psikologjike dhe mentaliteti i ekipit. Është e ndërlikuar të fitosh një finale të tillë. Unë e di se për çfarë flas pasi kam luajtur 5 finale dhe kam humbur katërt”. Evra humbi me Monakon, dy herë me Junajtidin dhe një herë me Juventusin, ndërsa fitoi në 2008 me Mançester Junajtidin e Kristiano Ronaldos në Moskë ndaj Çelsit.
Sfidanti.al