Rregullat dihej që më parë se ishin të tilla dhe se ai nuk do të mund të vazhdonte me fanelën zikaltër. Kristian Erikseni dhe Interi i Milanos lajmëruan se e kishin prishur me marrëveshje kontratën që i lidhte me mesfushori nga Danimarka tani i thotë “addio” karrierës në Itali. Sipas ligjeve italiane, nëse një lojtar jeton me një pajisje për të të mbrojtur zemrën, ai nuk mund të luajë futboll apo të bëjë ndonjë sport tjetër në vend. Në Danimarkë, Odense ka dalë garant që Erikseni ta vazhdojë karrierën, ndonëse ai do të kërkojë këshillën e mjekëve përpara sesa të vazhdojë. Erikseni pësoi atak zemre në fushën e lojës gjatë ndeshjes së Europianit, Danimarkë-Finlandë, dhe rrezikoi jetën.
Sfidanti.al