Sulmuesi polak ra në sy në ndeshjen e kaluar, jo vetëm për dy golat e shënuar në fushën e Shtutgartit (fitore 5-0), por edhe për faktin se nuk i festoi aspak ata. Diçka e çuditshme për sulmuesin më të mirë të Gjermanisë dhe padyshim edhe të Europës e të gjithë botës këto kohë. Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, duke folur para ndeshjes së radhës në Bundesligë ndaj Volfsburgut, thotë se “edhe Levandovski është njeri, ndonëse ai është shumë ambicioz dhe dëshiron që çdo top të shkojë tek ai”. Duket se polaku mbeti i pakënaqur që nuk shënoi më shumë, ndërsa këtë e bëri Serg Gnabri me 3 gola dhe 2 asiste. Nëse Levandovski shënon në ndeshjen e fundit të vitit, ai thyen rekordin e Gerd Mylerit me 42 gola në kampionat në një vit kalendarik, rekord që ai e barazoi në Shtutgart.
Sfidanti.al