Ky futbollist nuk mund të lejohet që të largohet, që të transferohet diku tjetër. Edhe pse portieri gjerman ka pasur rënie të formës këto kohë, edhe pse gjendja financiare e klubit mbetet e vështirë, sërish drejtuesit në “Kamp Nou” nuk do të pranojnë që Ter Shtegen të largohet. Më herët u dhanë lajme se disa prej lojtarëve do të largoheshin, dhe mes tyre ishin edhe De Jong apo Ter Shtegen. Trajneri Ksavi Hernandez, të paktën për gjermanin, ka mendim tjetër, edhe pse është folur për një ardhje tek Barcelona e portierit të Ajaksit, Onana.
Sfidanti.al