Secilit natyrisht i shkon gjuha atje ku i dhemb dhëmbi. Kështu edhe për Jurgen Klopin, trajnerin e Liverpulit, që sulmon Ligën e Kombeve, shorti i së cilës u hodh ditën e djeshme. Gjermani e cilësoi si “konkurrimin më pa kuptim në futboll”, duke e vlerësuar si “institucionalizim të miqësoreve” dhe si një ngarkesë të madhe për lojtarët. Përveç eleminatoreve të Kupës së Botës dhe të Europës, dhe përveç turneve të tjerë si Kupa e Amerikës apo Kupa e Afrikës, lojtarët do të kenë ngarkesë edhe me Ligën e Kombeve, ku tashmë ka ndeshje të forta.
Sfidanti.al