E padëgjuar, lojtarët nuk deshën të luanin finalen e Botërorit

Besohet se kjo që ndodhi në Paraguaj nuk ka ngjarë kurrë më parë, dhe vështirë të përsëritet. Dy skuadra të sportit të padëllit (sport me raketë tenisi, ngjan me badmingtonin) vendosën që të mos e luanin finalen e Botërorit të kategorisë në formë proteste.

Finalistët ishin Spanja dhe Argjentina, dhe lojtarët u morën vesh dhe vendosën ta bojkotonin ndeshjen e fundit, në formë proteste për organizimin e dobët të gjithë kampionatit dhe për shkak të kushteve të papërshtatshme të fushës. Një katastrofë e vërtetë.

Sfidanti.al