Gjatë këtij sezoni, Bajerni ndodhet në një formë që lë shumë për të dëshiruar, përsa e tregon edhe pozicioni i tij në tabelën e Bundesligës. Në ndeshjen e fundit, Bajerni në fushën e vet nuk arriti dot më shumë se 1-1 me Frajburgun modest. Kur themi se Bajerni ndodhet në formë të keqe, këtu ne përfshijmë edhe portierin Manuel Nojer që është hija e vetëvetes.
Nojeri me siguri që është një nga portierët më të mirë në botë, por, qëkur është kthyer nga dëmtimi serioz në shputën e këmbës që e la atë një kohë të gjatë jashtë fushës, ai nuk po e arrin dot formën që e dallonte atë aq shumë nga portierët e tjerë.
Se në çfarë forme të keqe ndodhet Nojeri, këtë e tregon edhe një statistikë katastrofike: Manueli Nojeri tetë golat e fundit i ka pësuar nga tetë goditjet e drejtëpërdrejta në drejtim të portës së tij! Po përsërisim: tetë gjuajtje – tetë gola. Një statistikë me të vërtetë katastrofike.
Sfidanti.al