Dashuria apo futbolli s’ka moshë, Milani “qan” për Ibrahimoviçin

Kthimi i Zllatan Ibrahimoviçit te Milani po bëhet gjithnjë e më real, duke qenë se shumë mediume italiane po publikojnë lajmin se ky futbollist suedez ka para vetes në tavolinë një oferë zyrtare nga klubi minalez.
“Korriere dela Sera” dhe “Tuttosport” shkruajnë se Milani i ka ofruar Ibrës një kontratë gjashtëmujore me opsionin që ajo të mund të vazhdojë edhe gjatë sezonit 2019-2020. Ibrahimoviçi do një kontratë të sigurtë 18-mujore, duke qenë se ai nuk ka ndërmend që të kthehet më në kampionatin amerikan, MLS. Të dyja palët po zhvillojnë bisedime dhe duket se ka një dëshirë të përbashkët që të arrihet marrëveshja në fjalë, kështu që nuk do të jetë ndonjë çudi e madhe që Ibra të kthehet në “San Siro”. Milani, sikurse thuhet, është gati që t’i japë Ibrahimoviçit 1,5 milion euro në vit.
Ibrahimoviçi e ka udhëhequr Milanin deri te titulli i fundit në Serinë A më 2011. Me “rosonerët”, ai ka shënuar 56 gola gjatë dy sezoneve.
Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka një nevojë shumë të madhe për një sulmues të tretë, por edhe për një futbollist që të jetë lider i ekipit dhe, nëse marrëveshja e lartpërmendur arrihet, Gatuzo do t’i fitojë të dy – edhe sulmuesin e tretë dhe edhe liderin e ekipit të vet.
Sfidanti.al