Borusia e Dortmundit gjatë këtij sezoni, më në fund, mund t’i kundërvihet Bajernit të Mynihut në luftën për titullin e kampionit të Bundesligës, ndërkohë që ky i fundit ndodhet në një formë që lë për të dëshiruar. Para disa vitesh, Borusia arriti që ta ndërpriste dominimin e Bajernit, por vetëm për një kohë të shkurtër.
Borusia e Dortmundit, në fakt, rilindi, kur në krye të saj erdhi trajner Jyrgen Klop, me të cilin ajo shumë shpejt fitoi titullin e kampionit të Bundesligës. Dortmundi luajti shumë mirë edhe në Ligën e Kampioneve (LK) dhe të gjithë ekipet e tjerë nuk donin që ta kishin atë përballë. Sidomos, mbahet mend ekipi i vitit 2013, kur Dortmundi arriti deri në finale të LK-së, ku, sidoqoftgë, Borusia u mund 2-1 nga Bajerni i Mynihut.
Megjithatë, brezi i lojtarëve që kishte, atëkohë, në dispozicion Klopi, vështirë se mund të përsëritet. Dortmundi me ata lojtarë mundi në fushën e vet me rezultatin e thellë 4-1 vetë Realin e Madridit që udhëhiqej nga Ronaldo, ndërkohë që në Dortmund “ranë” ekipe të tillë si Arsenali, Mançester Siti, etj.
Borusia që më 2013 arriti në finale të LK-së, me siguri që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e saj. Nga falimenti deri në finale të LK-së dhe kjo vetëm brenda pak vitesh – ja se çfarë mund të arrihet, po të punohet mirë dhe me ngulm. Kështu që duhet të shohim, nëse Borusia e Dortmundit e tanishme do të jetë në gjendje që të kthehet në rrugët e vjetra të mira.
Sfidanti.al