Nga se vuan Tirana ? “Doktorët” e mbajnë me shpresë jete pacientin…

Të gjithë “doktorët” që e vizitojnë Tiranën thonë se sëmundja e saj është e trashëguar dhe po përhapet në gjithë trupin! Edhe në ndeshjen e fundit, mënyra se si ka dorëzuar fitoren në fushë për të merituar humbjen me Teutën, sipas një logjike tradicionaliste, faji shkon vetem drejt trajnerit të ri, Ardi Mema. Futbollistët vazhdojnë të zhgënjejnë dhe trajtohen si ëngjëj të pafajshëm. Për Shkëlqim Muçën, ajo që po ndodh tek Tirana e Ardi Memës, ka një shpjegim lakonik : “ Asgjë nuk ndryshoi në ekip, situata nuk u qetësua. Madje u prishën raportet futbollistë – trajner..” Po pse u prishën raportet me Ardin, akoma pa lëshuar hije në klubin që “rritet” me viktima? Disa thonë se çunat që kanë veshur fanellën e Tiranës nuk e durojnë dot më disiplinën e trajnerit, sepse prej vitesh pakti i vetëm i nështrimit ka qënë me ..presidentin !
Ka disa teori për fatin e zi apo pak të bardhë që po pritet nga ky sezon. Fatalistët thonë se Tirana do të shkojë përsëri në “burgun” e një kategorie më poshtë, ngaqë nuk mësohet dot me lirinë e Superligës. Optimistët kanë vdekur me kohë, por dhe ata që kanë mbijetuar se ushqehen me lugën e historisë së klubit, shpresojnë se fundi do të jetë paksa i lumtur, ngaqë në lojë do të futen edhe xhindët e zyrave, ata që betohen se sa më poshtë të zhytet Tirana, aq më shumë u ndizet dashuria për ta shpëtuar në fund, sidomos kur të dëgjojnë fjalën “ndihmë”…
Sfidanti.al