Ylli kryesor i futbollit turk, Arda Turan, pritet që të falet dhe, kështu, dënimi i tij qëai të mos luajë 16 ndeshje ka shumë mundësi që të ulet në mënyrë drastike. Në Turqi, e dinë të gjithë se ky futbollist është beniamin i presidentit të vendit, Rexhep Taip Erdogan, që madje ishte edhe kumbar në dasmën e Turanit, ndërkohë që ai (Erdogani) është tifoz i klubit Bashakshehir të Stambollit, me të cilin luan tani Turani.
Qëkur u shpall dënimi i Turanit, sepse shtyu brutalisht, në një ndeshje, gjyqtarin anësor, kryesia e klubit të lartpëmendur bëri të ditur se ajo do ta apelonte këtë dënim, duke e konsideruar atë të padrejtë, kështu që tani, edhe duke pasur parasysh sa më sipër, pritet që këto ditë dënimi i tij të ulet në një masë të madhe.
Sfidanti.al