MotoGP, Markez i papërmbajtshëm; në Francë, fitorja e tretë radhazi e tij

MotoGP, Markez i papërmbajtshëm; në Francë, fitorja e tretë radhazi e tij

Mark Markez nuk përmbahet më. Piloti spanjoll i Hondës pushtoi edhe pistën e lë Mansit duke fituar një tjetër garë të Botërorit të MotoGP, e treta radhazi për të në këtë vit. Kampioni i botës në fuqi e vendosi diktatin e tij nga mesi i garës, ndërkohë që përfitoi edhe nga rrëzimet e Andrea Doviciozos dhe Johan Zarkosë të cilët u detyruan të tërhiqen përfundimisht nga gara që do të thotë mosgrumbullim pikësh.

Pas spanjollit, ata që kaluan vijën e finishit në vendin e dytë dhe të tretë ishin dy pilotët italianë, Danilo Petruçi me Dukati Pramak dhe Valentino Rosi me Jamahën. pas tyre ishte australiano Xhek Miller, i ndjekur nga 3 spanjollë; Dani Pedroza, Horhe Lorenco e Maverik Vinjales.

Pas kësaj gare në klasifikimin e përgjithshëm, markez kryeson me 95 pikë i ndjekur në vendin e dytë nga Vinjales me 59 dhe në të tretin është Johan Zarko. Andrea Doviciozo pas rrëzimit e sheh veten të zbresë në vendin e 8 me 46 pikë, 49 më pak se rivali i tij spanjoll

sfidanti.al