Akademia ose shkolla e famshme e futbollit të Barcelonës, “La Masia”, gjatë kohëve të fundit, duket si një supermarket, duke qenë se klubet e tjerë po blejnë atje më të mirët e saj. Juventusi njoftoi zyrtarisht, ditët e fundit, se ky klub kishte arritur një marrëveshje me futbollistin e ri 16-vjeçar, Pablo Morena, për të cilin do të paguajë tre milionë euro. Morena, në fakt, është golashënuesi më i mirë i akademisë së futbollit të Barçës dhe, deri tani, me ekipet e moshave të reja ai ka shënuar plot 200 gola!
Ky futbollist i ri i talentuar që, disa herë, ka refuzuar që ta vazhdoi kontratën me klubin katalonjas, ka si agjent të tij Per Guardiolën, vëllanë e trajnerit të Sitit, Pep Guardiola. Vetë Morena dhe agjenti i tij konsiderojnë se Juventusi është tamam klubi, kur futbollisti i ri i talentuar mund t’i tregojë më së miri cilësitë e tij.Sidoqoftë, si fillim, ai do të luajë me ekipin e të rinjve të Juventusit, por, sezonin e ardhshëm, ka shumë mundësi që ai jo vetëm të kalojë tek ekipi i të rriturve, por edhe të bëhet pjesë e formacionit të tij të parë.
Sa i përket largimit të futbollistëvë të rinj të talentuar nga “La Masia”, një gjë e tillë ka filluar të përbëjë shqetësim te Barcelona, pasi, veç Morenës, rrugën e largimit e kanëmarrë edhe të rinj të tjerë me shumë talent, si psh. Serzho Gomez – te Borusia e Dortmundiit dhe Andria Bernabe te Mançester Siti, ndërkohë që pranë largimit nga akademia e lartpërmendurështë edhe Zhoel Lopez për tek Arsenali që, gjithashtu, ka kërkuar edhe të rinjtë e talentuar të “La Masias”, Nafaro, Niko Gonzales dhe Zhoze Martinez.
Sfidanti.al